Kapitali njerëzor

Kapitali njerëzor është karakteristikë që e veçon kompaninë tonë në raport me kualitetin dhe përkushtimin në arritjen e misionit.

Duke pasur rolin bartës nw procesin e prodhimit, kuadri prodhues është i rëndësisë.së veçantë në Bionika Farmaceutikals. Për të arritur kualitet perfekt, kuadri është i zgjedhur me kujdes dhe me përvojë të pasur, duke i respektuar parimet: Praktika e mirë e podhimit (GMP), Praktika e mirë Laboratorike (GLP), Praktika e mirë e distribuimit (GDP), organizimi i prodhimit, hulumtimi, zhvillimi dhe stabiliteti i barërave.

Gjithashtu, të punësuarit janë të trajnuar për konfirmimin dhe aprovimin e kualitetit të substancave aktive, komponenteve ndihmëse si dhe produkteve të papërpunuara (bazike).

Përveç kësaj personeli ka përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e barërave gjenerik, produkteve dietale, barërave komerciale, prefolmulimet dhe formulimet, provat prodhuese, formulat prodhuese si dhe në vërtetimin e procedurave teknologjike. 

Sa i përket kontrollit të kualitetit ( QC ), Bionika Farmaceutikals  disponon me ekspertizë në përgaditjen e dokumentacionit, vërtetimin e metodave analitike dhe zhvillimin e metodave vetanake analitike.

Lansimi në treg i barërave dhe procedurat administrative tjera si: regjistrimi i produkteve të reja, përgaditja e dosjeve ne formatin CTD, mostrat për bioekuivalencë dhe gjithçka që është e nevojshme për të marrë Autorizimin për lansimin e produkteve në treg, është gjithashtu ekspertizë që Bionika e posedon.

Terms of Website use / Kontakt
Bionika copyright. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Kushtet e Perdorimit / Politika e privatësisë / Harta e Faqes