Kontrolli i kualitetit
Kontrolli i kualitetit

Për të arritur misionin tonë ne gjithmonë i përcjellim të gjtha standardet dhe rekomandimet relevante ndërkombëtare. Që aplikimi i GMP të jetë i plotë dhe i suksesshëm është i nevojshëm personel profesional i trajnuar. Për këtë qëllim kompania siguron edukim dhe trajnim të vazhdueshëm të personelit të saj.

Laboratori për kontroll të kualitetit përfshin aktivitete të koordinuara për kontroll të kualitetit të inputeve, in proces  kontrolli dhe kontrolli i produktit final me afat të definuar të skadencës, kushte speciale të ruajtjes së saj dhe specifikikacion që është në përputhje me standardet më të rrepta ndërkombëtare. 

 

Kontrolli i inputeve

Kontrolli i komponenteve aktive, ekcipienseve, ambalazhit primar dhe sekundar, përfshin aktivitete të kontrollit të karakteristikave të tyre fizike dhe kimike

 

In proces kontrolli dhe kontrolli i produkteve finale

Produktet mbikqyren në tërë fazat e prodhimtarisë. Karakteristikat fizike, kimike dhe farmaceutiko-teknologjike të produktit final patjetër duhet të jenë në përputhje me specifikacionin. Monitorimi i stabilitetit të preparatit kryhet brenda kohës së deklaruar të afatit të skadencës.

Analizat kryhen me ndihmën e instrumenteve të besueshme bashkëkohore siç janë kromatografia e lëngshme nën shtypje të lartë, aparate spektrofotometrikë, etj.

 

Kontrolli mikrobiologjik

Laboratori mikrobiologjik është i ndërtuar në përputhshmëri me normat më të sofistikuara të cGMP. Në fusha të klasifikuara janë instaluar mjete adekuate si: kabinete për bio-siguri, inkubatorë, sterilizatorë të thatë, autoklavë, frigoriferë, mikroskopë, etj.

Me anë të procedurave rreptësisht të koordinuara dhe të përcaktuara realizohen këto aktivitete: kontrolli i produktit, kontrolli i sistemit të ujit të filtruar, mbikqyrje të pastërtisë së dhomave dhe pajisjeve dhe të gjitha aktivitetet tjera në përputhje me GMP standardet.

Terms of Website use / Kontakt
Bionika copyright. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Kushtet e Perdorimit / Politika e privatësisë / Harta e Faqes