Bashkëpunimi afarist
  • Prodhimi dhe shitja

Si kompani vertikalisht e integruar në sistemin e krijimit të vlerave, Bionika Farmaceutikals së bashku me themeluesit e saj, mund të ofrojë shërbim të tërësishëm në territorin e Evropës Juglindore. Me përfundimin e ciklit të investimeve, jemi të gatshëm të ofrojmë shërbim kontraktues (outsourcing) për të gjitha fazat:

  • Furnizim
  • Prodhimtari
  • Paketim
  • Etiketim
  • Shërbime regjistrimi
  • Distribuim
  • Shitje dhe marketing

Përparësitë nga nënshkrimi i kontratës me kompaninë tone si dorë e zgjatur në territorin e Evropës Juglindore janë të shumta. . Duke nisur nga vlerat e tregut, sëpari me furnizimin e lëndëve të para nga distributorët lokalë, mënjanohet transporti dhe krijohen kushte të përshtatshme, me ç’rast produkti final do të ketë çmim konkurrues në këto tregje. Me afrimin e vendit të prodhimit deri te konsumatori i fundit, fitohet në efikasitet si dhe reaksion më të shpejtë për të gjitha lëvizjet e tregjeve. Me këtë, në mënyrë kualitative mbulohet territory i madh tregu, nëpërmjet shfrytëzimit të përvojës sonë shumëvjeçare.

Sa i përket  vlerave prodhuese, eliminohen shpenzimet për ndërtimin e ri apo zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese, me ç’rast zvogëlohet rreziku për investim të ri, barra e manipulimit me pajisjet, mirëmbajtja dhe trajnimi për manipulim, kurse në anë tjetër fitohet prodhimtari e lartw kualitative me UE (GMP) çertifikatë, me të cilën mund të plasohet në të gjitha tregjet.

Përveç këtyre aktiviteteve sigurojmë edhe shërbime regjistrimi, bartës të lejes pë shitje, promocion, marketing të shitjes me pakicë, distribuim, eksport-import.

  • Laboratori

Shërbime të tërësishme laboratorike në laboratorin Mikrobiologjik, laboratorin për kontroll të kualitetit të produkteve dhe laboratori për zhvillim dhe hulumtim.

Terms of Website use / Kontakt
Bionika copyright. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Kushtet e Perdorimit / Politika e privatësisë / Harta e Faqes