DIABIL

DIABIL

Për koncentrim normal të glukozës në gjak 

Ефикасна комбинација од две активни состојки :

  • 125 µg pikolinat kromi
  • 250 mg ekstrakt nga pjepri i hidhur

Pikolinati i kromit është krypë e kromit dhe acidit të pikolinës me sasi të standardizuar prej 12 % krom (trevalent). Egzistojnë edhe dy forma të tjera ku mund të takohet kromi (kripërat nikotine dhe kripërat kloride), por është e dokumentuar se forma e pikolinatit të kromit është me apsorbim më të madh dhe me efikasitet më të madh. Sipas Agjencisë evropiane për siguri të ushqimit pikolinati i kromit mund të përdoret deri 250 µg në ditë. Në Maqedoni konsumimi maksimal ditor i rekomanduar është 150 µg.

Në shumë studime janë konfirmuar efektet e dobishme të konsumimit të kromit në tolerancën e glukozës dhe/ose metabolzimin e yndyrërave. Pacientët diabetik kanë metabolizëm të ndryshueshëm të kromit, krahasuar me pacientët jodiabetik, me apsorbim më të lartë të kromit, por gjithashtu edhe ekskrecion të rritur të kromit. Varësisht nga stadi i diabetit, pacientët diabetik kanë tendencë të humbin mundësinë e konverzimit të kromit në formën që mund të përdoret.

Acidi i pikolinës është helator metalik efikas i cili sintetizohet në veshkat e njeriut. Acidi i pikolinës është metabolit natyror i triptofanit, i cili e bën pikolinatin e kromit njërin nga burimet më biodisponible të kromit.

Bima Momordica charantia (pjepri i hidhur, pjepri i hidhur kinez, momordika ose karela) është bimë zvarritëse e cila rritet dhe kultivohet në viset tropikale të Amerikës Jugore, Karibeve, Afrikës Lindore dhe viseve tropikale në Azi. Nga bima shfrytëzohet fryti për ushqim dhe si bar. Nga frytet e pjekura përpunohen ekstrakte të cilat përmbajnë substanca aktive kimike biologjike me ndërtim proteinik dhe steroid.

Përparësitë nga përdorimi:

  • Kontribuon në mirëmbajtjen e koncentrimit normal të glukozës në gjak
  • Kontribuon në metabolizmin normal të makronutritientëve (karbohidrate, proteina dhe yndyrëra)

Dozimi

  • Një kapsulë të butë me xhelatinë në ditë, në mëngjes me ushqim
  • • Nuk rekomandohet tek personat që kanë mungesë të enzimit glukoza-6- dehidrogjenezë fosfati, tek fëmijët, femrat shtatëzënë dhe femrat që ushqejnë me gji

Terms of Website use / Kontakt
Bionika copyright. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Kushtet e Perdorimit / Politika e privatësisë / Harta e Faqes