FORTIКS

FORTIКS

Përbërja:

Një kapsulë përmban:

  • 18 mg hekur në formë të pirofosfatit të hekurit dhe 66 mg vitaminë C.
  • Përbërësit e tjerë: nisheste misri, stearat magneziumi, xhelatinë dhe dioksid titaniumi (E171).

Veprimi:

Kapsulat FORTIKS përmbajnë vitaminë C dhe 216,9 mg (Lipofer®) substancë aktive e cila përmban pirofosfat hekuri mikroinkapsulativ ekuivalente me 18 mg hekur. Hekuri i përpunuar në këtë mënyrë ka shije të reduktuar metali, biodisponueshmëri të rritur, aftësi të reduktuar oksidative me çka reduktohet interaksioni i tij me komponentat e tjera veçanërisht me vitaminën C, nuk shkakton irritacion të traktit digjestiv.

  • sigurojnë energji të nevojshme për metabolizëm normal
  • reduktojnë lodhjen dhe ligështinë
  • sigurojnë funksion normal të sistemit imunologjik
  • sigurojnë formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës
  • sigurojnë transport normal të oksigjenit në trup
  • sigurojnë funksion normal kognitiv
  • kanë rol në procesin e ndarjes së qelizave
  • sigurojnë funksion normal të sistemit nervor
  • sigurojnë funksion normal psikologjik
  • sigurojnë formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të enëve të gjakut, eshtrave, kërcit, gingigave, lëkurës dhe dhëmbëve
  • mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ
  • vitamina C kontribuon në rritjen e absorbimit të hekurit

PSE TË PËRDORNI FORTIKS

Hekuri është i domosdoshëm për formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës dhe transportin e oksigjenit në trup. Vitamina C kontribuon në rritjen e absorbimit të hekurit dhe ka rol në funksionin e shumë sistemeve në organizëm. Trupi i njeriut nuk mund ti sintetizojë hekurin dhe vitaminën C dhe për këtë arsye duhet të futen me ushqim dhe shtesë për ushqim.

Me përdorimin e kapsulave FORTIKS reduktohet mundësia e paraqitjes së mungesës së këtyre komponentave, dhe me këtë edhe paraqitja e anemive gjatë shtatzanisë, sëmundjeve kronike, humbjes së madhe të gjakut gjatë ciklit menstrual dhe të tjera.

KUNDËRVEPRIMET

Mos përdorni Fortiks nëse jeni të ndieshëm në ndonjërin prej përbërësve të tij.

PARALAJMËRIMET DHE VEPRIMET E PADËSHIRUARA

Nuk janë paraqitur efekte të padëshiruara ose paraqitje të helmimit sa i përket përdorimit të dozave të rekomanduara.

DOZIMI DHE MËNYRA E PËRDORIMIT

Të rritur dhe fëmijët më të vjetër se 14 vjet: një kapsulë në ditë, më së miri me vaktin e mëngjesit. Mos i përdorni shtesat për ushqim si zëvendësim të ushqimit të llojllojshëm. Për informacione shtesë drejtohuni farmacistit apo mjekut Tuaj.

Terms of Website use / Kontakt
Bionika copyright. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Kushtet e Perdorimit / Politika e privatësisë / Harta e Faqes