UREA 40%

UREA 40% kremë për lëkurë dhe thonjë

PËRMBAJTJA:

Përbërësi aktiv:

  • UREA 40%  (carbamide), 1g kremë përmban 400 mg urea. Përbërësit e tjerë: palmitat cetil, alkool cetil, polisorbat 60, monostearat sorbitan, alkool benzil, acid qumështi, trietanolamin, ujë të pastërt.

PËRDORIMI:

Urea ka veprim keratolitik dhe emolient. Përdoret gjatë kujdesit shtesë për kserozë, ekzemë atopike dhe psoriazë; për lythe me rrënjë të thella (të forta) dhe përtrashje të shputave, duarve, gjunjëve etj, lëmon dhe redukton përtrashjen e thonjëve të dëmtuar. E lëmon (zbut) lëkurën dhe redukton pamjen e vrazhdë. I mbron thonjtë nga ndikimet e jashtme.

MËNYRA E PËRDORIMIT:

Lyhet (zbatohet) 2 herë/ditë derisa të arrihet efekti i dëshiruar (deri 3 muaj). Zbatoni kremën UREA 40%  në vendin që duhet të trajtohet. Mos e lyeni lëkurën rreth vendit që trajtohet. Nëse dëshironi, mundeni t’a mbuloni vendin me fashë ose gazë dhe t’a përforconi me shirit ngjitës.

Në sipërfaqen e thonjëve të dëmtuar zbatoni mjaftueshëm nga krema dhe mbuloni siç është përshkruar më lartë. Mund të përdorni edhe mbulesë plastike ose nga vinili për të mbrojtur në mënyrë shtesë gishtin me fashë. Ruajini thonjtë të izoluar nga lagështia 3-7 ditë.

VËREJTJE:

  • Vetëm për përdorim të jashtëm
  • Mos e përdorni kremën nëse jeni të ndieshëm nga ndonjëri prej përbërësve të saj
  • Të mos përdoret te fëmijët më të vegjël se 3 vjet

MËNYRA E RUAJTJES:

  • Pas përdorimit domosdo të mbyllni tubën me kapak
  • Ruajeni në temperaturë të dhomës deri 25°C në paketim origjinal
  • Të ruhet larg qasjes së fëmijëve!

AFATI I PËRDORIMIT:

  • Afati i shënuar në paketim
  • Mund të përdoret 3 muaj pas hapjes së tubës
  • Të mos përdoret pas afatit të përdorimit

PAKETIMI:

  • 50 g kremë në tube PE/kuti të kartonit

INFORMACIONE SHTESË:

  • E testuar dermatologjikisht
  • Nuk përmban parfum
  • Nuk përmban parabenë
  • I payndyrshëm

Terms of Website use / Kontakt
Bionika copyright. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Kushtet e Perdorimit / Politika e privatësisë / Harta e Faqes