VIGORIKS INTENS

VIGORIKS INTENS

30 kapsula, të forta shtesë për ushqim

 PËRBËRJA:

Një kapsulë përmban:

  • 110,6 mg kofeinë, 100 mg ekstrakt nga rrënja e zhen-shenit (Panax ginseng, 20% ginsenozide), 87,5 mg ekstrakt nga fara e guaranës (Paullinia cupana), 18 mg nikotinamidë (vitaminë B3), 6 µg cijanokobalaminë (vitaminë B12) dhe 1,5 mg hidroklorid piridoksine (vitaminë B6). Përbërësit e tjerë: nisheste misri, stearat magneziumi; xhelatinë dhe dioksid titaniumi (E171).

VEPRIMI:

Kapsulat VIGORIKS INTENSE përmbajnë kofeinë mikroinkapsulative me çlirim të vazhdueshëm (Newcaff™), ekstrakt nga rrënja e zhen-shenit (Panax ginseng), ekstrakt nga fara e guaranës (Paullinia cupana), nikotinamidë (vitaminë B3), cijanokobalaminë (vitaminë B12) dhe hidroklorid piridoksine (vitaminë B6).

  • sigurojnë energji të nevojshme për metabolizëm normal
  • reduktojnë lodhjen dhe ligështinë
  • në mënyrë të përshtatshme ndikojnë në funksionin normal të sistemit nervor
  • kontribuojnë në funksionin normal psikologjik
  • rregullojnë aktivitetin hormonal
  • ndikojnë në normalizimin e metabolizmit të proteinave dhe glikogjenit
  • kontribuojnë në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut
  • kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunologjik
  • kontribuojnë në metabolizmin normal të homocisteinës

PSE TË PËRDORNI VIGORIKS INTENSE:

Kapsulat VIGORIKS INTENSE në mënyrë të volitshme ndikojnë në proceset metabolike në organizëm. Normalizohet metabolizmi i proteinave dhe glikogjenit me çrast reduktohet ndjenja e lodhjes dhe ligështisë, duke rritur qëndrueshmërinë fizike. Në mënyrë të volitshme ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor duke rritur aftësinë mendore punuese. Marrin pjesë në formimin e qelizave normale të kuqe të gjakut dhe kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunologjik me çka e përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të organizmit.

KUNDËRVEPRIMET:

Mos përdorni VIGORIKS INTENSE nëse jeni të ndieshëm në ndonjërin prej përbërësve të tij.

PARALAJMËRIMET DHE VEPRIMET E PADËSHIRUARA:

Nuk rekomandohet për fëmijë apo femra shtatëzëna.

Nuk janë paraqitur efekte të padëshiruara ose paraqitje të helmimit sa i përket përdorimit të dozave të rekomanduara.

DOZIMI DHE MËNYRA E PËRDORIMIT:

Të rritur: një kapsulë në ditë.

Mos i përdorni shtesat për ushqim si zëvendësim të ushqimit.

Për informacione shtesë drejtohuni farmacistit ose mjekut Tuaj.

Terms of Website use / Kontakt
Bionika copyright. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Kushtet e Perdorimit / Politika e privatësisë / Harta e Faqes