MYCOTREAT

 

MYCOTREAT®  1% krem

Stop për infekcionet e kërpudhave

MYCOTREAT®  1% krem  është derivat i imidazolit me spektër të gjërë të veprimit antimikotik përfshirë edhe dermatofitet, kërpudhat e majës, myku dhe

llojet tjera të kërpudhave. Gjithashtu vepron edhe mbi Trichomonas vaginalis, mikroorganizmat gram-pozitive (streptokoka, stafillokoka,

vaginalis, mikroorganizmat gram-pozitive (streptokoka, stafillokoka,  Gardnerella vaginalis) dhe mbi mikroorganizmat gram-negative (Bacteroides).

Pas zbatimit dermal MYCOTREAT®  1% krem vepron jashtëzakonisht lokalisht.

Resorbohet minimalisht nga lëkura intakte dhe e pezmatuar dhe mund të gjendet në gjurmët e qarkullimit të gjakut.

Indikimet:

  • Dermatomikozat të shkaktuara nga dermatofitet, kërpudhat e majës, myqet dhe llojet tjera të kërpudhave 

             (tinea pedum, tinea manuum, tinea corporis, tinea inguinalis), pytiriasis versicolor, eritrasma.

  • Vulvitis kandid, balanitis kandid, vagjinitis shkaktuar nga Candida,  Trichomonas dhe superinfekcioneve me bakterie të ndieshme në klotrimazol.

Dozimi:

MYCOTREAT®  1% krem zbatohet në shtresë të hollë në vendin e sëmurë 2 deri 3 herë në ditë.

Vagjinitis: çdo mbrëmje pandërprerë në periudhë prej 3 ditëve zbatohet përmbajtja e një aplikatori (përafërsisht 5 g) në vagjinë.

Vagjinitis kandid, vulvitis kandid: kremi zbatohet 2-3 herë në ditë dhe shtresohet në vendet e sëmura (organet e jashtme gjenitale deri te anusi i femrës dhe koka dhe lëkura e penisit te meshkujt).

Kundërindikimet:

Ndieshmëri të lartë në klotrimazol, cetostearil alkool ose në ndonjërën prej përbërësve ndihmës të barit.

Paketimi:

MYCOTREAT® 1% krem, tubë x 20 g

Terms of Website use / Kontakt
Bionika copyright. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Kushtet e Perdorimit / Politika e privatësisë / Harta e Faqes