CARDIOLL

 

Cardioll

30 saketa

Shtesë ushqyese

Cardioll është një shtesë ushqyese me bazë glukomanan nga bima e konjakut dhe oriz të kuq të fermentuar, që kontribojnë në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit në gjak.

Çfarë është kolesteroli?

Kolesteroli është një tip yndyre që depozitohet në mëlçi dhe merret përmes dietës ushqimore. Ai është një komponent natyral në gjak, por vetëm në nivele të caktuara fiziologjike. Nivelet e rritura të kolesterolit në gjak janë të rrezikshme për shëndetin dhe janë një prej faktorëve të riskut për sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, atakun kardiak dhe strokun.

Përmbajtja:

Një saketë përmban: rrënjën e thatë të Amorphophallus konjac K. Koch, ssp. Amorphophallus japonica, të standartizuar në 96% fibër, 2.00 g dhe ekstrakt të thatë të majasë së orizit të kuq, që korrespondon më 5 mg dozë të monakolinës K.

Përbërës të tjerë: glukozë monohidrat, rregullues të aciditetit: hidrogjen karbonat natriumi dhe acid citrik, agjentë të shijes dhe kundër mpiksjes: oksid magnezi, ëmbëlsues: glikozide nga stevia.

Çfarë është LuraLean® (ekstrakti i rrënjës të Amorphophallus japonica)?

LuraLean® është një fibër dietike natyrale e purifikuar, glukomanani, me veti të larta që lidhin lëngjet, yndyrnat dhe kolesterolin. Është një burim i përqëndruar i fibrave dietike. Mekanizmi i veprimit i glukomananit lidhet me faktin që në prani të ujit, bymehet duke formuar një strukturë xheli. Kështu, LuraLean® redukton përthithjen intestinale të kolesterolit dhe stimulon transformimin e tij në acide biliare, të cilat më pas ekskretohen nga organizmi.

Çfarë është majaja e orizit të kuq?

Majaja e orizit të kuq përftohet përmes një procesi të fermentimit të orizit duke përdorur majanë Monascus purpureous. Majaja e orizit të kuq përdoret tradicionalisht në Kinë dhe Azi si ushqim dhe bar bimor.

Çfarë është Monakolina K nga Ekstrakti i Majasë së Orizit të Kuq?

Monakolina K është një frenues natyror i hidroksimetilglutaril-CoA reduktazës, enzimës që kontrollon sintezën e kolesterolit në mëlçi. Ajo i përket një grupi komponentësh të njohur si monakolinat. Nga 15 tipet e monakolinave, majaja e orizit të kuq dominohet prej monakolinës K, të njohur ndryshe edhe si mevinolinë ose lovastatinë. Kjo substancë është thelbësore në veprimin e majasë së orizit të kuq në reduktimin e përqëndrimeve të kolesterolit total, kolesterolit “të keq” LDL dhe triglicerideve në gjak.

Veprimi:

• Monakolina K nga majaja e orizit të kuq kontribon në ruajtjen e niveleve normale në gjak të kolesterolit LDL.

• Glukomanani nga konjaku kontribon në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit në gjak.

• Glukomanani nga konjaku, në kontekstin e një diete me pak kalori, luan rol në uljen në peshë.

Ky efekt arrihet përmes marrjes së përditshme të 10 mg Monakoline K nga majaja e orizit të kuq dhe 4 g glukomanani nga konjaku.

Qëllimi:

Cardioll ka për qëllim përdorimin tek adultët që kanë nivele të rritura të kolesterolit.

Si përdoret Cardioll?

Përpara vaktit, tretni përmbajtjen e 1 sakete (pluhur) në një minimum prej 200-250 ml ujë dhe pini lëngun për 2 minuta, pasi më vonë kalon në strukturë xheli. Doza ditore e rekomanduar është 2 saketa në ditë.

Mos i përdorni shtesat ushqyese si zëvendësues të ushqimit.

Konsultohuni me farmacistin ose mjekun tuaj për të dhëna të mëtejshme.

Paralajmërime dhe efekte anësore

Mos e përdorni Cardioll nëse keni ndjeshmëri ndaj ndonjë prej lëndëve ndihmëse.

Nuk rekomandohet për t’u përdorur nga fëmijët, gratë shtatzëna dhe nënat që ushqejnë fëmijët me gji, si dhe nga personat që kanë vështirësi në të gëlltitur. Mjekimi në rrugë orale duhet të merret 1 orë përpara ose 4 orë pas konsumimit të Glukomananit.Nëse jeni duke marrë mjekim tjetër ose nëse keni probleme të tjera me shëndetin, konsultohuni me mjekun tuaj përpara përdorimit. Nuk rekomandohet në sëmundjet aktive të mëlçisë dhe në nivelet vazhdimisht të larta të aminotransferazës në serum. Mos e përdorni së bashku me barna që ulin nivelin e lipideve në gjak. Mos e përdorni njëkohësisht me lëng grejpfruti. Merni lengje shtese, nëse keni probleme me kaperdim apo keni marre suplementin me sasi me te vogel te ujit se qe rekomandohet. Miopatia mund të manifestohet si dhembje, ndjeshmëri ose dobesi muskulare në nivelet e rritura të kreatinë kinazës.

Terms of Website use / Kontakt
Bionika copyright. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Kushtet e Perdorimit / Politika e privatësisë / Harta e Faqes